Gjatë periudhës sa isha në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të BFI –së, disa herë kam qenë  në pozitën e udhëhëqësve të haxhinjve në vendet e shenjta. Kam dhënë dhjetra intervista dhe deklerata të cilat edhe sot mund të lexohen ose dëgjohen. Më kujtohet se  për disa media pata deklaruar se numri i haxhinjve tanë tejkalon numrin e gjithë haxhinjve të rajonit. Tani punët kanë ndryshuar, vitin e kaluar  kosovarët kishin më shumë se ne! Nuk ka dyshim se kjo rënie kaq e madhe meriton një analizë më të gjërë!

Rijaseti i BFI si organizator i Haxhit, organ ku thuaja se çdo muftini përfaqësohet me mufti, pas shqyrtymit të të gjitha rrethanave, sjellin vendim për angazhmanin. Rritja e angazhmanit mund të jet e imponuar edhe nga ndonjë faktor i jashtëm, por edhe nga vet Rijaseti nëse vendoset që haxhinjve tu ofrohen shërbime më cilësore, ose thjesht,  vetëm për të rritur të hyrat finansiare!

Në Qarkoren për Haxh të BFI-së nuk jepen detaje rreth rritjes së angazhmanit, thjesht përmenden vetem shërbimet që përfshihen, kurse ato janë të njëjta me ato të viteve të kaluara. Me këtë rast po ndalem pak në këto dy pika të rëndësishme:

-Rreth hoteleve thuhet: “Qëndrimi në Hotele në Mekke dhe në Medine si dhe qëndrimi në tende në Arafat dhe Mine”.  Pra, pa përmendur se çfar cilësie!

-Rreth transportit ajror: “Biletat dy kahshje të aeroplanit si dhe transporti në Arabinë Saudite dhe vendet e shenjta.” Edhe këtu nuk përmendet cilësia!

Nga ana tjetër, rritja e çmimeve në një kohë kur kërkesat për hotele në vendet e shenjta, në krahasim me vitet e kaluara janë më të pakta, kjo, krahas të tjerave edhe si pasojë e zhvillimeve në botën muslimane, trazira, luftëra, rënia ekonomike etj. shto këtu edhe rastin e vitit të kaluar kur Irani bojkotoi Haxhin 2016, bojkot ky që mund të përsëritet edhe gjatë këtij viti, mund të lexohet se rritja e angazhmanit të haxhit të sivjem është  bërë vetëm për nevoja të brendshme të BFI-së.

Besoj se lidhur me këtë temë duhet të debatohet në ndonjë nga mediumet e vendit, jam i gatshëm të jap kontributin tim.

Kliko linkun për të lexuar një reagim timin nga viti 2015

Afrim Tahiri: Ftoj në debat publik muftinjtë në krye me shefin e tyre

 

Advertisements