“Popullit shqiptar urgjenisht i duhet një këshill mbarëkombëtar, qoftë nën patronatin e kryeministrit shqiptar qoftë nën patronatin e Presidentit të Shqipërisë, i cili do të angazhohej në mbrojtjen dhe në rujtjen e vlerave shumë të çmueshme të trashëgimisë sonë shpirtërore. Koha është tani. Më vonë – do të jetë tepër vonë.”

“Këshilli do të përfshinte përfaqësues nga të gjithë komunitetet tona fetare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe nga Lugina e Preshevës. Do të duhej të përfshiheshin edhe përfaqësus nga organet e rendit dhe të sigurisë, nga akademitë si dhe nga bota e mediave.”

“Ashtu siç nuk lejohet që të vidhet apo të dëmtohet qoftë edhe një gurë i një kalaje, një tra i një shtëpie muze, që janë vlera të trashëgimisë kulturore shqiptare, ashtu duhet të ruhen edhe vlerat tona fetare që i përkasin trashëgimisë sonë shpirtërore.”

“Bota veçmë ka filluar të flasë me të madhe për vlerën unikale të shqiptarëve – harmoninë ndërfetare. Le ta bëjmë këtë botë që të ndjehet krenare me ne shqiptarët të angazhuar në drejtim të ruajtjes me fanatizëm të kësaj vlere shumë të shtrenjtë kombëtare.”

“Edhe sikur instituciotet tona fetare të kishin kontroll të plotë mbi objektet fetare-organet, përse të mos ket një Këshill mbarëshqiptarë që do të kontrollonte vet institucionet. “

(Lidhur me idenë rreth formimit të një Këshilli mbarkombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë sonë shpirtërore, dhe jo të ndonjë Këshilli ndërfetar, për herë të parë kam folur në Tv Ora News në janar 2015, më pastaj edhe në mediume të tjera kombëtare)

IMG_20170520_123412

Advertisements