Nga Endrit Limani:

“Bashkësia Islame e Maqedonisë tashmë duket më e qetë. Ndonëse kjo qetësi paralajmëron një stuhi të ashpër që do ta shkundë padhimbshëm pluhurin e pistë nga ky Institucion i vetëm fetar islam në vend.”

“Kapja e një institucioni fetar nga subjekti politik nënkupton ideologjizimin e tij, kurse ideologjizimi i tij nënkupton korruptimi i organeve të drejtësisë. Këtu pastaj merr fund shteti i së drejtës.”

“Protestat pasive, ndryshimet vetëm përmes fushatave sensibilizuese, jo gjithmonë janë rruga e vetme fatlume. Politikat pasive, qëndrimet që reflektojnë kulturë dhe edukatë, janë më të shëndetshme, janë më impresionuese, më të pranueshme, ndërsa nuk janë “mjete” për të arritur sa më shpejt dhe sa më shkurt në cakun e duhur.”

“Protestat nga rrafshi medial tashmë duhet të zbresin në rrafshin e protestave aktive që shprehen përmes protestave, demonstratave, masave më të ashpra, duke penguar rrugë, duke mbyllur institucione etj. etj. Sepse, ndërkombëtarët këto fotografi i kanë qejf, këto fotografi i presin, sepse vetëm këto fotografi janë dëshmi se janë pjekur të gjitha kushtet për ta përkrahur reformën e një institucioni apo të një shteti. Protestat pasive janë vetëm mjet i fushatave mediale!”

“Afrim Tahiri duhet t’ua thyej mitin e largimit nga puna i cili tashmë është mbjellë në kokat e teologëve të vendit. Të protestoshë nuk do të thotë se je kandidat potencial për t’u larguar nga puna prej diktatorit. Të protestosh do të thotë ta largoshë diktatorin nga puna. Dhe ky duhet të jetë miti!”

Këto ishin disa nga mesazhet që ditë më parë u publikuan nga z.Endrit Limani, i jam shumë mirënjohës për të gjitha dhe me këtë rast po shprehi falenderimin tim piublik. /A.T./

 

Advertisements