Myslimanët e Maqedonisë gati ishin të privuar nga mundësia për të udhëtuar për në haxh, diçka që kurrë më parë nuk u kishte ndodhur. Ky problem u shkaktua nga prononcimet nonshalante të uzurpatorit të postit “Reis Ulu Ma” të BFI-së kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Sidoqoftë, falë angazhimeve të shumë faktorëve të vendit dhe të jashtëm, pengesat u menjanuan dhe tanimë gjithë ata myslimanë të vendit që kanē mundësi të udhëtojnë, edhe përkundër çmimit tepër të lartë e grabitqarë, të regjistrohen në organet e BFI si institucion i vetëm i organizimit fetar islam në vend. I takon ekskluzivisht BFI-së që të jetë organizatore dhe bartëse e obligimeve dhe përgjegjësive fetare, prandaj ftohen që ta shfrytezojnë rastin e udhētimit për nē viset e shenjta.

Ndryshe, për shkak tē numrit gjithnjë e në rënie në rang botēror, për shkak tē konflikteve, varfërimit tē këtyre zonave, viktimave të shumta, sivjet autoritetet arabe kane vendosur që t’ua shtojnē kuotat vendeve që dërgojnë haxhilerë. Pra, për këtë shkak shtohet kuota për 400 më shumë edhe për myslimanët e Maqedonisē.

Ngelemi me shpresë që nga BFI të mos përsëriten prononcimet tendencioze kundër Mbretërisë Saudite.

Advertisements