Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI, (i referohemi thjesht “LRM”), nisi luftën e vet kundër përpjekjeve devijante të një grupi oligarkësh që funksionojnë në BFI –institucioni i vetëm fetar islam në vend – aktiviteti i të cilëve synon devalvimin, demisionarizimin dhe shkatërrimin e Institucionit.

 

Objektivat e LRM-së

Funksionalizimi i BFI-së si dhe profesionalizimi i saj duke u bazuar në Kushtetutën si dhe në aktet e tjera të organeve dhe institucioneve të saj;
Rikthimi i solidaritetit dhe frymës institucionale në BFI, ringjallja e shpresës dhe e besimit në BFI, duke ia rikthyer peshën e faktorit relevant në shoqëri e në vend;
Mbrojtja e identitetit dhe e vlerave historike të BFI-së nga çdo deformim që mund të bëhet në emër të fesë, që cënon natyrën fetare të këtij Institucioni.
Nisma do të përmbushë objektivat nëpërmjet:

Fuqizimit të institucioneve të BFI-së, profesionalizimit të saj si dhe shmangien e çdo përpjekje për ta shndërruar në një shoqatë të thjeshtë e nën pronësi të një grupi oligarkësh të dëshmuar se janë të prirur për devalvimin, defaktorizimin dhe shkatërrimin e këtij Institucioni;

Auditimit të sektorit të finansave, përmes auditëve profesionalë e shtetërorë si dhe nxjerrja para drejtësisë e të gjithë keqpërdoruesve financiarë të cilët kanë prekur dhe zhvatur pronën dhe pasurinë e shenjtë të BFI-së;

Krijimit të mekanizmave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, të cilat do të mundësojnë aktivitete fetare e humane, zhvillimit të jetës fetare si dhe ngjalljen dhe kultivimin fuqishëm të ndjenjës së solidaritetit, ashtu siç na porosit Kur’ani i Shenjtë dhe Hadithi i Pejgamberit tonë, Muhamedit s.a.v.s.

Rikthimit të peshës institucionale në sytë e faktorit ndërkombëtar si dhe pozicionimit meritor në të gjitha konferencat dhe organizatat ndërkombëtare me karakter fetar islam ku ka aderuar deri më sot BFI-ja;

Mirëmbajtjes së objekteve fetare, aftësimit të resurseve njerëzore si dhe aftësimit profesional të BFI-së për t’i shërbyer denjësisht besimtarëve myslimanë të vendit por edhe diasporës sonë.

Realizimit të gjitha premtimeve dhe synimeve të parapara nëpër programet e konkurrentëve profesionale për të zënë vende udhëheqëse pas reformimit të plotë të BFI-së;

Ridimensionimit të masave për punësim adekuat të kuadrove profesionistë, luftës kundër korrupsionit, nepotizmit, ngjalljes së humanizmit, bamirësisë, organizimit dhe qasjes profesionale në zhvillimin dhe kryerjen e çdo aksioni apo aktiviteti fetar.
Zhvillimit të veprimtarisë botuese.

Përkrahjen e pakompromis dhe angazhimin permanent në luftën kundër korrupsionit dhe kapjes së BFI-së nga oligarkët dhe personat e paskrupullt të cilët aktivitetin e vet e fshehin nën petkun fetar islam;

Sapo LMR-së t’i krijohet mundësia “de jure”, do të nisë edhe nismë ligjore për verifikimin dhe publikimin e pasurisë materiale e monetare të çdo oligarku aktual të BFI-së apo edhe të nismëtarëve për reforma. Dërgimin e çështjeve në gjykatë për të ligjëruar sekuestrimin e pasurive të paligjshme dhe dënimin sipas ligjit të cilitdo që ka abuzuar, qofshin këta uzurpatorët e posteve apo edhe të reformistëve.

Themelimit të shoqatave të ndryshme, siç janë shoqatat e të rinjëve myslimanë, e grave myslimane, e hafëzlerëve, e sindikatës së hoxhallarëve, etj. Kjo do të rrisë mundësitë e pjesëmarrjes në vendimmarrje të një game sa më të gjërë të myslimanëve të vendit.
Për më tepër kliko linkun

PLATFORMË E LËVIZJES MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI

/ LMR /

Advertisements