Këto ditë u njohtova nga një nëpunës i Myftinisë së Gostivarit se, një qytetar gostivaras, mysliman i kësaj Myftinie, nxënës i Medresesë “Ia Beu” në Shkup, qenka rrahur shumë keq nga një “profesor” i kësaj Medrese. Kaq shumë qenkan trimëruar këta profesorë? Thua që problemet sociale kanë ndikuar në deballansim psikik të tyre deri në përmasa të trimave që nuk respektojnë as rregulla, as ligje e as urdhëresa institucionale për raportin nxënës-arsimtarë!

Gjurmëve të këtij lajmi sot isha në Gostivar! Kërkova të takohem me nxënësin apo me prindin, por, më takoi një i familjes më të largët. M’u lut që ta harroj këtë rast se, prindi si dhe nxënësi kanë frikë se Sulejman Rexhepi mund t’ju hakmerret e ta dëbojë nxënësin nga Medreseja, si “armik i Afrim Tahirit”, kurse prindi i tij e ka jetike që fëmija t’i bëhet hoxhë, madje edhe sikur ta rjepin për së gjalli në Medrese!

Kjo është dëshira e flaktë e një prindi të devotshëm! Por ku është etika pedagogjike e të gjithë atyre profesorëve-prindërve që e fshehin këtë skandal! Ndonëse dihet se cili është ky katil, megjithatë, edhe më tej përgëdhelet nga drejtori i Medresesë, nga këshilli i profesorëve si dhe nga Sulejman Rexhepi! Nuk është ky solidarizim me kriminelin?! Ftoj urgjentisht inspektorët shtetëror të arsimit që sa më parë ta zbardhit këtë rast monstruoz! /at/

Advertisements