Ndërkombëtarët kurrë nuk do të pranonin që dikush t’i involvojë apo t’i përziej në çështjet e brendshme të bashkësive fetare. Për ne mjafton fakti që tashmë ata e kanë shumë të qartë se çka veprohet në BFI-në e uzurpuar, çka bëjnë njerëzit aty, si përndiqen “armiqtë e Sulejman Rexhepit, si “spiunohen”, si ndiqen me “policë privatë”, si fotografohen, si dëbohen nga puna se janë fotografuar duke pirë kafe me mua! Do me thënë, unë edhe më tej përceptohem si “ëndërr e trishtuar” e Sulejman Rexhepit, unë, “si armik i tij” duhet të ndiqem, të fotografohem, t’më thyhet makina dhe të më instalohen dëgjues, të më kërkohet nëpër Shqipëri “zyrja ime” ku unë i paskam të fshehur dokumentet e korrupcionit dhe të krimit të strukturave aktuale të BFI-së së uzurpuar!

 

Për më tepër, kliko linkun

Unë “ëndërra e trishtueshme” e uzurpatorit të BFI në RM

Advertisements